Bayerni ndalet me barazim edhe nga Kolni

PUBLIKUAR

Bayern Munichi ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të, kampionët në fuqi gjermanë ndanë pikët me Kolnin, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Allianz Arena” përfundoi me rezultatin 1:1, me nga një gol të shënuar në secilën pjesë.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi, me golin e shënuar nga Ellyes Skhiri, qysh në minutën e katërt të ndeshjes.

“Bavarezët” e siguruan një pikë nga kjo përballje në fundin e ndeshjes, kur Joshua Kimmich shënoi gol në minutën e 90-të.

Bayerni pas këtij barazimi ka 36 pikë dhe vazhdon kryesimin në tabelë, me katër pikë më shumë se skuadra e dytë, Leipzigu.

Kolni ka 21 pikë dhe renditet i dhjeti. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...