Drejtori sportiv i Bayern Munichut, Karl-Heinz Rummenigge, ka thënë se nuk ka asgjë për panik, pasi humbja nga Monchengladbach, ishte një mësim për të ardhmen.
60-vjeçari tha se Bayerni ka kapacitet e duhura të fitojë në çdo garë këtë sezon.
“Unë besoj se kemi shanse për të fituar në të gjitha garat këtë sezon”, ka thënë numri një i bavarezëve.
“Ne mund të mësojmë edhe nga humbjet, pasi ka ende shumë deri në fund”, ka shtuar për fund Rummenigge rreth humbjes nga Gladbach.
Aktualisht Bayerni prinë tabelën në Bundesligë me 40 pikë, apo pesë më shumë se BVB. /Telegrafi/


