Bayerni kërkon t’i ulet çmimi Perisicit

PUBLIKUAR

Bayern Munichu raportohet se nuk është i gatshëm t’i paguajë 20 milionë eurot e kërkuara nga Interi për transferimin në formë permanente gjatë verës të Ivan Perisicit, i cili ka qenë i huazuar në Allianz Arena gjatë këtij sezoni.

Gazetat italiane raportojnë se gjiganti i Bundesligës ka vendosur të mos e aktivizojë klauzolën në marrëveshjen me Interin për blerjen e sulmuesit kroat, pasi që dëshiron të negociojë për çmimin e tij me Interin, transmeton Gazeta Express.

Bayerni do të ketë mundësi ta mbajë Perisicin vetëm nëse Interi pranon t’ia ulë çmimin futbollistit, pasi që 20 milionë eurot për të cilat klubet u pajtuan verën e kaluar tani po vlerësohen si të tepërta nga ana e gjermanëve.

Perisici, i cili ka luajtur në 88 ndeshje për Kombëtaren e Kroacisë dhe shkoi deri në finale të Kupës së Botës 2018, i ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar edhe me pesë asiste në 15 ndeshjet e tij në Bundesligë këtë sezon.

Ai është shëruar nga lëndimi që e kishte pësuar gjatë periudhës së karantinës shkaku i koronavirusit.

Kjo bën që ai të jetë në dispozicion të trajnerit Hansi Flick për ndeshjen e kësaj fundjave të Bayern Munichut kundër Union Berlinit, pasi Bundesliga do të kthehet të shtunën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...