Bayerni ia mësyn Theos

PUBLIKUAR

Bayern Munichu është vënë në kërkim të një mbrojtësi të majtë.

Gjiganti bavarez është i vetëdijshëm se mund të mbetet pas futbollistin Alphonso Davies, pasi mbrojtësi i krahut mund të përfundojë në Real Madrid.

Për këtë arsye, mediumi italian “Tuttomercatoweb” raporton se kampioni aktual i Gjermanisë dëshiron ta shtojë një anëtar të familjes Hernandez në “Allianz Arena”, përcjell “Gazeta Express”.

Më saktësisht, klubi më i madh gjerman ia ka vënë syrin vëllait të futbollistit të tij, Lucas, Theo Hernandez, i cili po shkëlqen në kampionatin italian me Milanin.

“Rossoneri” do të rezistojnë sa të munden pasi përfaqësuesin francez e konsiderojnë si njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të tyre.

Por, krejt do të varet nga dëshira e lojtarit dhe nga oferta që do të arrijë nga Gjermania.

Theo ishte transferuar në San Siro nga Real Madridi, ndërsa në Itali është zhvilluar si futbollist, duke u bërë njëri prej më të mirëve në Evropë në krahun e majtë.

Ndërkohë, vëllai i tij, Lucas, pak ditë më parë i është bashkuar grupit të futbollistëve të Bayernit pas lëndimit të rëndë në ligamente që e kishte pësuar gjatë Botërorit të Katarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...