Sulmuesi argjentinas mund të largohet nga Juventusi gjatë verës
Bayern Munich është duke e përgatitur një ofertë për Paulo Dybalan, shkruan Gazeta Express.
Shefi ekzekutiv i klubit gjerman, Karl Heinz-Rummenigge thuhet se është tifoz i madh i yllit argjentinas, për të cilin spekulohet se mund të largohet nga Torino në fund të sezonit.
Gjithashtu, interesim për ish-futbollistin e Palermos kanë shfaqur Interi dhe Liverpooli.
Përfaqësuesi argjentinas ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2022 me “Bianconeri”, por kjo nuk do të thotë se ai nuk do të largohet gjatë verës.
Dybala ka mbetur nën hije të Cristiano Ronaldos këtë sezon dhe kjo ka bërë që ai ta kërkojë largimin. /Gazeta Express/


