Bayern Munich ka arritur edhe një fitore në Bundesligë duke e mposhtur Hannoverin si mysafirë.
Skuadrës së Pep Guardiolës i ka mjaftuar një penallti e fituar për të triumfuar minimalisht 1-0.
Po luhej minuta e 40-të, kur bavarzët fituan penallti të cilën në gol e shndrroi sulmuesi gjerman Thomas Muller.
Me tri pikët e fituara, Bayerni vazhdon të mbetet lidere në Bundesligë me 46 pikë dhe është në rrugë të mirë për ta mbrojtur titullin e kampionit.
Ndërkohë ndjekësit e Bayernit, Borussia Dortmund kanë dështuar të triumfojnë në udhëtim te Koln, duke humbur 2-1.
Sokratis shënoi për verdhezinjtë ndërsa për vendasit barazoi Zoller tetë minuta para fundit të ndeshjes për ta shënuar golin e fitores Anthony Modeste në minutën e fundit të ndeshjes. /Telegrafi/


