Bayerni fiton në udhëtim kundër Stuttgartit

PUBLIKUAR

Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e dytë radhazi në Bundesligë.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të, skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann fitoi në udhëtim kundër Stuttgartit, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Mercedes-Benz Arena” përfundoi me rezultatin 1:2.

Matthijs de Ligt (39′) dhe Eric Maxim Choupo-Moting (62′) shënuan në fitoren e kampionëve gjermanë.

Juan Jose Perea (88′) e shënoi golin e vetëm për vendasit.

Bayern Munichi pas kësaj fitore ka 49 pikë dhe kryeson në tabelë, por me pikë të njëjta me Borussia Dortmundin.

Stuttgarti ndodhet në pozitën e 15-të me 19 pikë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...