Bayerni fiton me golat e Lewandowskit dhe Comanit

PUBLIKUAR

Pesë ndeshje, pesë fitore – Bayern Munich është i frikshëm në Ligën e Kampionëve.

Në sfidën e radhës, të besuarit e Julian Nagelsmann, e mposhtën 2-1 Dinamon e Kievit, raporton Gazeta Express.

Bayerni e nisi furishëm takimin duke shënuar dy herë në pjesën e parë.

Robert Lewandowskit për 1-0 në minutën e 14’, dhe Kingsley Coman për 2-0 në minutën e 42’, shënuan për mysafirët.

Në pjesën e dytë, vendasit dolën në fushë me një tjetër fytyrë.

Ata ruajtën portën deri në fund, por në anën tjetër edhe përkundër tentimeve, shënuan vetëm njëherë, për rezultatin përfundimtar 1-2.

Bayern tashmë është lider me 15 pikë nga po aq të mundshme deri më tani dhe ka kohë që është kualifikuar, derisa sonte mund të kualifikohet edhe Barcelona, që i duhet patjetër fitorja kundër Benficas. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...