Bayerni e rrëmben edhe një talent gjerman

PUBLIKUAR

Bayern Munich është skuadra më e suksesshme gjermane dhe nuk dëshiron të ndalet me tituj e fituar deri më tani.

Kampionët në fuqi të Gjermanisë çdo vit kërkojnë lojtarë të rinj e të talentuar për të ndërtuar një skuadër të fortë për të ardhmen.

E për edicionin e ardhshëm, rekordmenët e Gjermanisë kanë synim transferimin e anësorit të Leverkusenit, Julian Brandt.

20-vjeçari është në një formë të mrekullueshme dhe i ka rritur çmimin vetës duke u ftuar edhe në Kombëtaren gjerman.

Gjithsesi sipas medieve gjermane, Bayerni është duke bërë gati një ofertë për transferimin e tij në janar.

Besohet se lideri aktual i Bundesligës,do të tentoi transferimin e Brandtit në ‘Allianz Arena’, për një shumë rreth 32 milionë euro. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...