Bayerni e refuzoi Ronaldon, City i tha “jo” Neymarit

PUBLIKUAR

Afati kalimtar i verës u mbyll mbrëmë dhe kështu u hoqën krejt dilemat sa u përket lëvizjes së yjeve të futbollit evropian.

Tash, mediat e huaja kanë nisur t’i zbulojnë prapaskenat e ngjarjeve që kanë ndodhur gjatë kësaj vere.

Cristiano Ronaldo ishte emri më i përfolur në këtë afat kalimtar, shkruan “Gazeta Express”.

U përmendën shumë klube si destinacione të mundshme të portugezit, por në fund ai qëndroi në Manchester United.

Sot, drejtori sportiv i Bayern Munichut, Hasan Salihamidzic ka zbuluar se gjiganti bavarez e refuzoi 37 vjeçarin, të cilin ua ofroi atyre menaxheri i tij, Jorge Mendes.

Kampioni gjerman konsideroi se veterani i sulmit nuk do të ishte një opsion ideal për ta dhe e refuzuan atë, njëjtë si disa klube të tjera, të cilat thuhet se nuk ia hapën dyert përfaqësuesit portugez, i cili po e kërkonte një klub me të cilin do të mund të luante në Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, mediat e huaja raportojnë se këtë verë u refuzua edhe Neymari.

Yllit brazilian duket se i ka thënë “jo” Manchester City, njofton mediumi spanjoll “Marca”, përcjell “Gazeta Express”.

Paris Saint-Germaini dëshironte ta shiste përfaqësuesin brazilian, i cili i ka prishur punët me Kylian Mbappen.

Mirëpo, “Citizens” nuk menduan ndryshe dhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi, edhe pse ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës është në formë jetësore. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...