Bayerni e do edhe Mateo Kavacicin në “Allianz Arena”.
Pasi e mori James Rodriguezin gjatë verës që lamë pas, i cili po shkëlqen me fanellën e Bayern Munich, klubi gjerman e do edhe një tjetër mesfushor të Real Madridit, raporton Bild, transmeton Gazeta Express.
Ai është Mateo Kavacic,i cili nuk po arrin të gjejë shumë hapësira në formacionin e Los Blancos nën urdhëratë e Zinedine Zidane.
Një arsye për të besuar më shumë në këtë transferim, është trajneri kroat, Niko Kovac.
Ish mesfushori i Bayern Munich thuhet se do të jetë trajner i klubit gjerman për sezonin e ardhshëm dhe e do Kovacicin në “Allianz Arena”. /Gazeta Express/


