Bayern Munichu është përfshirë në garë për nënshkrimin e Gonzalo Higuainit. Argjentinasi është formë mahnitëse këtë sezon dhe ka shënuar 16 gola në Serie A.
Sipas CalcioeFinanza.it, paraqitjet e sulmuesit kanë tërhequr interesimin e bavarezëve, të cilët mund ta shesin Robert Lewandowskin gjatë verës.
Klubi gjerman është ndër klubet e pakta që mund ta paguajë shumën që kërkon Napoli për 28-vjeçarin duke mos lënë anash edhe pagën e tij prej 5.5 milionë eurosh për sezon.
Presidenti i klubit italian, Aurelio De Laurentiis, i ka caktuar një klauzolë prej 94 milionë eurosh Higuainit, por Bayerni shpreson që kjo shumë të ulet.
Se a do të largohet sulmuesi në verë do të varet nga kualifikimi ose jo i Napolit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/


