Bayerni do të vazhdojë me rekordin

PUBLIKUAR

Philipp Lahm është i bindur se sezoni i përsosur i Bayern Munichut në Bundesliga do të vazhdojë edhe një kohë të gjatë.

Fitorja kundër Werder Bremenit ishte e nënta radhazi këtë edicion pas po aq ndeshjes, e që është rekord në kampionatin gjerman.

Bavarezët që i kanë fituar tre titujt e fundit në Gjermani, janë shtatë pikë larg vendit të dytë (Borussia Dortmund) dhe duket se titulli do të shkojë në sirtarin e tyre edhe kësaj radhe.

“Nuk shoh një ndërprerje të këtij rekordi. Qëllimi ynë gjithmonë është që t’i fitojmë tri pikët, nëse kjo na çon drejt thyerjes së një rekordi, atëherë akoma më mirë”.

“Nuk është lehtë të jesh në formën maksimale që nga ndeshja e parë e sezonit dhe vazhdimit t’i fitosh tri pikët”, ka deklaruar Lahm. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...