Bayerni do të luftojë me 5 ekipe për titullin e Bundesligës

PUBLIKUAR

Philipp Lahm është i bindur që këtë sezon, Bayern Munich do ti duhet të luftojë me pesë ekipe në Gjermani për titullin kampion të Bundesligës.

Ekipi bavarez ka dominuar në dy sezonet e fundit në kampionat nën drejtimin e Pep Guardiolës, duke e përfunduar kampionatin e 2013/14 me 19 pikë avantazh ndaj Borussia Dortmund dhe 10 pikë para Wolfsburgut sezonin e kaluar, duke kryesuar nga fillimi deri në fund të kampionatit, transmeton Telegrafi.

Pavarësisht kësaj, Lahm është i bindur se këtë vit, ekipi i tij nuk do ta ketë shumë të lehtë, pasi sipas tij tashmë nuk janë vetëm dy ose tre ekipe që luftojnë për titullin në Gjermani. Gjatë një interviste të dhënë për të përditshmen gjermane “Bild”, Lahm tha

“Nuk shoh vetëm një ekip që do luftojë me ne për titull. Besoj se janë katër ose pesë ekipe dhe më pas do shihet kush do arrijë të mbajë ritmin deri në fund të sezonit. Duhet të përqendrohemi dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje. Kjo ka qenë gjithmonë çështja për ne, pasijemi kampionët në fuqi”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...