Bayerni deklason Werder Bremenin dhe regjistron fitoren e pestë radhazi në Bundesligë

PUBLIKUAR

Bayern Munichi ka regjistruar fitoren e pestë radhazi për të vazhduar kështu edhe me kryesimin në tabelën e Bundesligës.

“Bavarezët” shënuan fitore bindëse kundër Werder Bremenit sonte, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Arena” u mbyll me rezultatin 6:1.

Serge Gnabry shkëlqeu në këtë përballje duke realizuar het-trik. Ai shënoi në minutat 22, 28 dhe 82.

Jamal Musiala (6’) dhe Mathys Tel (84’) shënuan golat tjerë për fitoren e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.

Golin e vetëm dhe të nderit për mysafirët e shënoi Anthony Jung (10’).

Bayerni pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe vazhdon të jetë lider në tabelë, kurse Werder Bremeni është i shtati me dhjetë pikë më pak. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...