Bayern transferon dy yje për 120 milionë euro (Foto)

PUBLIKUAR

Bayern Munich ka plane të mëdha për sezonin e ri

Drejtuesit e Bayern Munichut pritet të bëjnë investime të mëdha në skuadër gjatë verës, në mënyrë që të jetë konkurrentë i fortë edhe në Evropë.

Sipas gazetës gjermane, Bild, skuadra nga Allianz Arena është e gatshme të shpenzoj 120 milionë euro për transferimin e dy yjeve.

Fjala është për Marco Verrattin (Paris Saint-Germain F.C.) dhe Alexis Sanchezin (Arsenal), përcjell Gazeta Express.

Verrattin nuk është i lumtur në Francë dhe gjatë verës pritet të gjej një ekip të ri. Sipas Bild, marrëdhëniet e mira të Ancelotti me Verrattin pritet ta bindin lojtarin që të transferohej në Gjermani për 60 milionë euro.

Kurse, edhe Sanchez pritet të largohet nga Arsenali pasi nuk është i lumtur në Emirates. Sikurse për Verrattin, edhe për Sanchezin gjiganti gjerman është i gatshëm të shpenzoj 60 milionë euro.

Por, përveç Bayern Munichut, Verratti dhe Sanchez kërkohen edhe nga skuadra të tjera evropiane. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...