Bayern Munich vazhdon me fitore në Bundesligë

PUBLIKUAR

Bayern Munich, i cili vjen nga eliminimi nga Liga e Kampionëve në mesjavë, e ka vazhduar serinë e fitoreve në Bundesligën gjermane duke e mposhtur Kolnin në udhëtim.

Skuadra e Jupp Heynckes fitoi me përmbysje 3-1 duke e shënuar fitoren e gjashtë më radhë në top ligën gjermane, raporton Gazeta Express.

Gjërat nisen keq për kampionin, i cili gjeti veten në disavantazh pas autogolit të qendërmbrojtësit Sule pas 30 minutave lojë.

Bayerni u fut me tjetër qasje në pjesë të dytë duke e përmbysur skuadrën vendase. Për dy minuta, Bayerni e përmbysi Kolnin, kur së pari James Rodriguez dhe më pas Robert Lewandowski shënuan për 2-1.

Fitoren e Bayernit e vulosi mesfushori Tolisso rreth 12 minuta para fundit.

Kampioni tani ka 84 pikë në vendin e parë, ndërsa Koln mbetet e fundit me 22. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...