Bayern Munich s’do ta lërë Lewandowski të largohet

PUBLIKUAR

Polaku ka edhe një vit kontratë me skuadrën nga Bavaria

Bayern Munich insiston që Robert Lewandowski do të mbetet edhe një sezon në radhët e tyre.

Bavarezët i kanë injoruar të gjitha mesazhet që janë bërë nga lojtari dhe optimizmin që Barcelona ka për transferimin e tij.

Uli Hoeness, një ish lojtar dhe ish president i klubit bavarez, tha për Sport1 se ata llogarisin në shërbimet e Lewandowskit.

“Për ekipin e ri po punohet intensivisht. Nëse gjithçka shkon siç më është prezantuar javën e kaluar, ne do të shohim një skuadër atraktive sezonin e ri me Lewandowskin pjesë të saj”, tha Hoeness, transmeton GazetaExpress.

Në të njëjtën mënyrë, ai ka dërguar një mesazh te Barcelona dhe agjenti i lojgarit, Pini Zahavi.

“Gjërat nuk kanë shkuar saktësisht në mënyrën si ai dhe agjenti i tij kanë dashur”, tha Hoeness.

“Kjo është arsyeja pse ata janë të inatosur. Do t’i këshilloja të gjithë që të fokusohen në objektiva dhe mos ta lejojnë situatën të eskalojë. Dielli do të ndriçojë mbi Lewandowskin dhe Bayernin përsëri. Gjithmonë ka qenë kështu”.

Lewandowski i përfundon kontrata me Bayern vitin e ardhshëm dhe kjo do të jetë mundësia e fundit për klubin që të fitojë nga ai, por Hoeness është në favor të mbajtjes së polakut.

“Nëse nuk keni një alternativë që ju mendoni se mund ta zëvendësojë atë në një masë të caktuar, gjë që duket e vështirë, atëherë pse duhet larguar”, tha Hoeness.

“Unë do t’i rekomandoja që ata ta mbajnë atë edhe për një vit. Pas kësaj do të shohim nëse ai largohet pa para apo rinovon kontratë përsëri me ne”. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...