Robert Lewandowski nuk do të shitet dhe çmimin prej 200 milionë eurove, Hoeness e quan të pakuptimtë.
Bayern Munichu nuk do ta shesë sulmuesin, Robert Lewandowski dhe raportet se i është vënë çmimi 200 milionë euro, presidenti i klubit, Uli Hoeness, i quan të pakuptimta.
29 vjeçari muajin e kaluar lajmëroi se do të largohet nga kampioni i Gjermanisë.
“Çmimi prej 200 milionë eurove është i pakuptimtë”, tha ai për Sky.
“Robert nuk do të shitet dhe ai do të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm. Për këtë tashmë është thënë gjithçka”, deklaroi Hoeness.
Lewandowski, që ka kontratë deri më 2021, është pjesë e Bayernit që katër sezone, ai realizoi 41 gola në edicionin 2017/18. /Gazeta Express/


