Bayern Munich e ka fituar derbin ndaj Borussia Dortmundit pas një performance mbresëlënëse veçanërisht në 45 minutat e ndeshjes të shtunën mbrëma në “Allianz Arena”.
Në fakt, bavarezët nuk humben kohë dhe pas vetëm pesë minutave lojë erdhën te goli i parë, kur Thomas Muller e shërbeu Robert Lewandowskin i cili realizoi nga afërsia, raporton Express.
Bayern nuk u ndal dhe shënoi edhe katër gola tjerë në këtë pjesë lojë, përmes James Rodriguez, Thomas Muller, Robert Lewandowski dhe Franck Ribery.
Pjesë e dytë ishte krejtësisht ndryshe dhe shumë e qetë edhe pse krejt në fund, sulmuesi polak shënoi për 6-0, duke e arritur edhe het-trikun në këtë ndeshje.
Kjo fitore bindëse i ndihmon Bayernin të ngrihet në kuotën e 69 pikëve në vendin e parë në tabelën e Bundesligës, 17 më shumë se ndjekësi i parë, Schalke.
Ndërkohë, humbja nuk e lëviz Dortmundin nga vendi i tretë me 48 pikë, dy më shumë se RB Leipzig në vendin e katërt.


