Bayern me ofertë të ‘çmendur’ për Verrattin

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Vranët dhe me shi

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se për të shtunën parashikohet të mbajë...

Leposaviq: Motra e raportoi për dhunë psikike, intervistohet pasi i kalon dehja

Një person në Leposaviq është intervistuar pasi i ka kaluar dehja, pasi motra e...

Marco Verratti është duke u vërshuar nga ofertat, I cili mund të largohet gjatë verës nga PSG-ja

Bayern Munich, Inter, Juventus, Barcelona e shumë klube tjera evropiane, janë duke luftuar për mesfushorin e Paris Saint Germain, Marco Verratti, transmeton Gazeta Express.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane, tashmë Bayern Munichu ka bërë gati ofertën për 24 vjeçarin.

Raportohet se Bayerni është duke përgatitur 60 milionë euro për italianin, aq sa thuhet se është kartoni i lojtarit të cilit kampionët e Gjermanisë do t’i ofrojnë kontratë katërvjeçare.

Gjatë gjithë këtij sezoni, agjenti i lojtarit ka qenë i luhatshëm, fillimisht duke konfirmuar se lojtarit do t’i pëlqente një lëvizje në Itali, pasi dëshiron të rikthehet në vendlindje, e më pas që dëshiron të respektojë kontratë me francezët, që i skadon në vitin 2021.

Sido që të jetë, Bayern duhet të mposhtë Barcelonën në garën për italianin, pasi spanjollët janë gjithashtu seriozisht të interesuar për 24 vjeçarin, që e shohin si pasardhësin ideal të Andres Iniestas.

Ky është sezoni i pestë i Verrattit në PSG, ku ka bërë 198 paraqitje në gjitha garat, duke shënuar edhe gjashtë gola. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...