Bayern: Mandzukic pritet ti bashkohet Atletico Madrid

PUBLIKUAR

Munich's Mandzukic celebrates a goal during their German Bundesliga match against Stuttgart in Munich

Sulmuesi Kroat Mandzukic pritet të largohet nga Allianz Arena, pasi që klubi nuk llogarit në shërbimet e tij, pas ardhjes së Robert Lewandowski si duket nuk do të ketë vend në formacionin bazë, këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i klubit gjerman Bayern Munich Matthias Sammer

Drejtori sportiv i Bayern Munich Matthias Sammer ka thënë se klubi do të pajtohet me marrëveshjen që Mario Mandzukic ti bashkohet klubit nga kryeqyteti spanjoll Atletico Madrid, për një shumë ende të paditur.

Kampioni spanjoll Atletico Madrid janë duke kërkuar një sulmues që do ta mbulonte zbrastirën ish sulmuesit të tyre Diego Costa pasi që ky i fundit kaloi te ekipi anglez Chelsea, dhe thuht se tashmë kampioni spanjoll ka gjetur zavendsimin e tij dhe ai është kroati Mario Mandzukic.

 

28 vjeçari është bashkuar me Bayern në verën e 2012 nga ekipi tjetër gjerman Wolfsburg, me klubin nga Munich fitoi tripleten në 2012-13 gjithashtu sezonin e kaluar fitues i dy kupave.

Mandzukic shënoi 33 gola në 54 paraqitje në Bundesligen gjermane në dy sezonet e tij të kaluara në Allianz Arena. /lipjaninews.info/

SHIKO MË SHUMË

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...

Ish-lojtari i Kosovës U21 ftohet nga Suedia për Botëror

Trajneri i kombëtares së Suedisë, Graham Potter, ka publikuar listën e lojtarëve për Kupën...