Bayern kërkon yllin e Monacos

PUBLIKUAR

Bayern Munich ka hyrë në garë për talentin e Monacos, Kylian Mbappe

Trajneri i Bayern Munichut, Carlo Ancelotti është në kërkim të talenteve të rinj, të cilët do të mund të zëvendësonin Franck Ribery dhe Arjen Robben.

Të dy lojtarët pritet të largohen nga Allianz Arena në vitin 2018, atëherë edhe kur skadon kontrata e tyre.

Sipas Mundo Deportivo, Bayern ka hyrë në garë për yllin e Monacos, Kylian Mbappe, i cili shihet si një nga talentet më të mëdhenj në botë.

Por, skuadra gjermane do të ketë punë shumë të vështirë, pasi për Mbappe interesohen edhe Real Madrid, Arsenal, PSG, Liverpool, Atlético Madrid dhe Borussia de Dortmund. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...