Bayern e kalon pa problem Herthan e Berlinit

PUBLIKUAR

Bayern Munchen e ka mposhtur me rezultat bindës Herthan e Berlinit 1-4. Tolisso (25), Muller (45), Sane (75) dhe Gnabry (79) shënuan për Bayernin, kurse për Herthan, Ekkelenkamp (81). Bayerni vazhdon të jetë në krye të tabelës në Bundesligë

Bayern Munchen e ka arritur fitoren e dytë me radhë pas humbjes nga Borussia Monchengladbach duke e mposhtur sonte në Berlin, Herthan me rezultat 1-4.

Që në minutën e tretë Bayern do të shënonte gol me Tolisson por që goli do të anulohej për shkak se francezi ishte në pozitë jashtëloje.

Megjithatë, i njëjti lojtar do të shënonte në minutën e 25-të dhe kësaj radhe nuk do të ishte offiside pasi që u asistua nga Kingsley Coman.

Bayern do ta dyfishonte epërsinë në minutën e fundit të pjesës së parë. Një bashkëpunim i dyshes Kimmich -Muller bëri që ky i fundit të shënojë gol në minutën e 45-të të ndeshjes.

Pjesa e dytë do të niste më mirë për Herthan ku Mittelstadt do të rrezikonte në minutën e 52-të por që goditja e tij përfundoj afër shtyllës së majtë.

Ndeshja nuk do të bëhej interesant deri në minutën e 75-të. Një gabim në mbrojtjen e Herthas e shfrytëzoi për mrekulli Leroy Sane për të shënuar golin e tretë në këtë ndeshje.

Katër minuta më vonë Bayern do të shënonte edhe golin e katër. Kësaj radhe Kimmich do të pasonte për Serge Gnebry, i cili pasi depërtoi në zonë, goditi me të djathtën e tij për t’u shënuar edhe ai në listën e realizatorëve.

Hertha do të reagonte pas dy minutave duke shënuar golin e nderit në minutën e 80-të me të porsainkuadruarin në lojë Ekkelenkamp.

Leroy Sane u mendua që e shënoi edhe golin e pestë në minutën e 89-të por VAR zbuloi se kishte prekje me dorë gjatë aksionit dhe goli u anulua.

Bayern me këtë fitore arrin 49 pikë dhe është gjashtë pikë përpara Borussia Dortmund që është në vendin e dytë, derisa u zhvillua java e 20-të e Bundesligës gjermane.

Hertha është në vendin e 13 me 22 pikë. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...