Bayern e dëshpëron Jamesin

PUBLIKUAR

Bayern Munich ende nuk ka vendosur që të transferojë mesfushorin kolumbian, James Rodriguez

James Rodriguez është i huazuar për dy sezone në Bayern Munich nga Real Madrid, por gjermanët kanë opsionin e blerjes për 42 milionë euro.

Ky opsion është i vlefshëm deri në verën e vitit 2019, kur edhe skadon huazimi dy vjeçar.

Karl-Heinz Rummenigge është shprehur shumë i kënaqur me paraqitjet e James, por ka thënë se ende nuk kanë vendosur për ta transferuar dhe këtë nuk do ta bëjnë as në vitin 2018.

“James është i huazuar në Bayern për dy sezone dhe ne kemi opsionin për ta blerë për 42 milionë euro, nëse nuk jam gabim”, tha fillimisht Rummenigge për faqen e Bayernit.

“Natyrisht që këto janë shumë para, ani pse kemi parë disa çmenduri në afatet e fundit kalimtare”, vazhdoi ai.

“Ne do të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosim të bëjmë. Megjithatë, kjo nuk do të ndodh në vitin 2018, sepse kemi kohë mjaftueshëm dhe këtij opsioni nuk i përfundon afati”, tha në fund Rummenigge. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...