Bayern Munich, Paris Saint-Germain dhe një numër klubesh nga Premierliga kanë kërkuar të informohen nëse Kenedy do të jetë në shitje këtë verë.
Anësori brazilian ka mahnitur me paraqitjet e tij për Newcastle që prej huazimit nga Chelsea në janar, transmeton Gazeta Express.
Sky Sports raporton se Bayern dhe PSG-ja kanë pyetur nëse Chelsea është i gatshëm ta shesë atë – edhe pse asnjë ofertë nuk është bërë për të deri tani.
Me Arjen Robben dhe Franck Ribery pranë përfundimit të karrierave të tyre me Bayernin, gjiganti gjerman mund të jetë i etur t’i gjejë zëvendësuesit afatgjatë të tyre.
/Gazeta Express/


