Atletico Madrid e di se një sulmues i ri do të përfundonte më sukses aktivitetin e tyre këtë afat kalimtar, derisa ata janë hyrë në garë për ta transferuar Michy Batshuayi
Një ndër fytyrat e reja që mund të vinë tek Atletico është edhe huazimi i Nikola Kalinic pasi që shihet si një plus tek pronarët e rinj të AC Milan, por Atletico ka edhe synime të tjera.
Olivier Giroud është një alternative nëse dështon kroati por tash kësaj liste i është bashkuar Batshuayi, i cili shënoi golin e fitores se Chelsea kundër Atleti në “Estadio Wanda Metropolitano”, në sezonin e kaluar gjatë përballjes se tyre në fazën e grupëve të Ligës se Kampionëve.
Belgu i përshtatet dëshirave të Atleticos; ai është një golashënues i dëshmuar, më përvojë në Europë dhe i gatshëm për huazim.
Thuhet se ende nuk kanë hequr dorë nga Kalinic derisa Higuain pritet që të zyrtarizohet nesër në Milan. /GazetaExpress/


