Batshuayi dëshiron të zgjidh të ardhmen e tij pas Botërorit

PUBLIKUAR

Belgu ka thënë se ai është i lumtur që të ardhmen e tij ta vazhdojë qoftë në Chelsea apo Borussia Dortmund, por të ardhmen e tij dëshiron ta zgjidh pas Botërorit

Michy Batshuayi dëshiron që të koncentrohet në Kombëtare dhe Botëror dhe mandej të mendojë për të ardhmen e tij në futboll.

Sulmuesi ju bashkua Borussia Dortmundit në huazim nga Chelsea në janar dhe ka lënë përshtypje të mira në Budesliga pasi që ka shënuar 7 gola në 10 paraqitje para se të lëndohet.

“Dortmundi ishte një përvojë e madhe për mua”, tha ai në një konferencë për shtyp. “Ata me kanë pritur shumë mirë. Isha në një ambient të mirë dhe ju mund të luanit ashtu si duhet. Kishte kohë që nuk kisha luajtur aq shumë. Nuk me kujtohet kur kisha përfunduar nga 90 minuta të dy ndeshjeve radhazi me Chelsean. Përvoja në Gjermani me dha besim”.

“Nuk kam preferenca: të dy klubet janë të mrekullueshme. Fokusi i imë do të jetë në Botëror për momentin dhe nuk dua të mendojë se çka do të ndodh pas kësaj”, ka thënë sulmuesi belg. /GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...