Batistuta: Messi është prej një planeti tjetër

PUBLIKUAR

Legjenda e Argjentinës, Gabriel Batistuta, e ka shprehur admirimin e tij për superyllin e Barcelonës, Lionel Messin, duke thënë se ai është një lojtar i jashtëzakonshëm.

“Unë e dua Messin. Kush nuk e do atë? Ai është prej një planeti tjetër. Një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Batistuta.

“Ne kemi një tendencë që gjithmonë të kërkojmë shumë nga ai. Pjesërisht është faji i tij sepse na ka mësuar që ta shohim duke luajtur në nivelin më të lartë”.

“Për këtë arsye, ne nuk e lejojmë atë që të bëjë shumë gabime, por nuk ekziston asnjë lojtarë që është më i mirë se ai për momentin”, ka shtuar argjentinasi. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...