Bastisen 4 lokacione në Gjilan, këto janë të gjitha gjërat e sekuestruara

PUBLIKUAR

Nën dyshimin e bazuar për veprimtari të dyshimta për ‘’Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, në orët e vona të mbrëmjes së kaluar është realizuar urdhërkontroll në katër lokacione të ndryshme.

Lokacionet e kontrolluara ndodhen në qytetin e Gjilanit, në të cilat janë gjetur dhe  sekuestruar: “Dy LAP TOPA te markës HP, dy TV plazma  njeri i markës: ARIELL dhe tjetri FINLUX, dy shtypës i tiketave për lojëra te fatit, një DVR ALHUA dhe katër  telefon IPHONE 13 PRO, dhe t re telefona SAMSUNG në të cilin dyshohet se është i instaluar programi për lojëra të fatit ON-LINE. Para të gatshme në vlerë prej:1030 euro (një mijë e tridhjetë euro), një monitor i kompjuterit i llojit ,,HP’’ dhe një shtëpize e kompjuterit e llojit ,,HP’’”, njofton policia, transmeton Express.

“Me urdhër te prokurorit te shtetit për krime të përgjithshme në Gjilan iniciohet rast i klasifikuar Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm për katër raste veç e veç të cilat trajtohen në procedurë të rregullte në Prokurorinë Themeleore”, thuhet tutje në njoftimin e prokurorisë.

SHIKO MË SHUMË

Shiroka Pula dhe kryeministri Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitias dhe Fahri Fazliut

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, e shoqëruar nga kryeministri Albin Kurti, ka bërë...

Musliu: Vajzat duhet të kenë pronë njësoj si djemtë, prindërit të mendojnë edhe për të ardhmen e tyre

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Osman Musliu, ka komentuar rëndësinë e barazisë mes vajzave dhe...

Haxhiu: Ligji për Specialen duhet t’u shërbejë krerëve të UÇK-së në Hagë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka...