Bashkohen fraksionet e Ballit Kombëtar në Prizren

PUBLIKUAR

Dy fraksionet e Ballit Kombëtar janë bashkuar në Prizren. Bashkimi i tyre është bërë për nder të Festës së 28 Nëntorit.

Kryetari i Ballit Kombëtar Bedri Çejku thotë se dy fraksionet e këtij subjekti politik, janë shndërruar në një trup të vetëm.

“Bashkimi i Ballit Kombëtar ka ardhur për nder të 103 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë”, tregon Çejku për TV Besa,transmeton PrizrenPress.

Ai tha se dy fraksionet e partisë janë pajtuar që vitin e ardhshëm të koordinohen për Kongresin Zgjedhor.

Ndërkaq, Lulëzim Habiballari, i cili ka udhëhequr njërin krah të Ballit Kombëtar, tha se ndarja e partisë pat ardhur si rezultat i disa frustrimeve të Kryesisë.

“Kanë qenë disa frustrime. Tash kemi ra në ujdi për bashkimin e partisë”, tha Habiballari.

SHIKO MË SHUMË

Kusari-Lila në Tiranë: Kosova synon integrim më të madh të produkteve vendore në tregun evropian

Ministrja e MINTI-it, Mimoza Kusari-Lila, sot në Tiranë, me organizim të Ministrisë së Ekonomisë...

220 persona aplikojnë për azil në Kosovë, këta janë shtetasit që prijnë me kërkesa

220 persona kanë aplikuar për azil në Kosovë, që nga janari e deri më...

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se gjatë qeverisjes “Kurti 2”...