Bashkimi nëpërkëmb Kerasanin

PUBLIKUAR

Bashkimi nuk ka treguar mëshirë ndaj Kerasan Prishtinës duke e mposhtur me rezultat 101-39.

Që në fillim të sfidës së zhvilluar në “Sezai Surroi”, nikoqirët u treguan më të mirë duke e fituar çerekun e parë me rezultat 22:10.

Dominimi i vendasve vazhdoi edhe në dhjetëminutëshin e dytë, në të cilin shënuan 29 pikë, ndërsa kundërshtari realizoi 14 pikë.

Plot 23 pikë Bashkimi i shënoi në çerekun e tretë, kurse Kerasani vetëm katër sosh.

Edhe në dhjetëminutëshin e fundit vendasit ishin më të mirë (27:11), ashtu që e mbyllën sfidën me 62 pikë diferencë.

Në ndeshjen tjetër, Golden Eagle Ylli ka fituar përballë Vëllaznimit me rezultat 68-42. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...