Bashkësitë fetare dalin bashkë kundër martesave të së njëjtës gjini: Po cenohet vullneti i Zotit

PUBLIKUAR

Bashkësitë fetare në Kosovë kanë dalë të bashkuara me një deklaratë njëzëri kundër martesave mes gjinisë së njëjtë, e drejtë e cila pritet të përfshihet në Kodin e ri Civil, raporton Gazeta Express.

“Bashkesia Islame e Kosoves, Dioqeza Prizren-Prishtine (Kisha Katolike), Kisha Protestante Ungjillore e Kosoves dhe Bashkesia Hebraike e Kosoves shprehin shqetesimin lidhur me projektligjin per ndryshimin e Kodit Civil, pjesa e familjes, ku po rezultohet qe te dobesohet perkufizimi dhe funksionimi i marteses ne Kosove”, thuhet në deklaratën e përbashkët të bashkësive fetare.

Bashkësitë fetare të Kosovës thonë se mesin të bashkuara për “mbrojtjen e se drejtes se jetes se fetusit prej ngjizjes e tradicionale derisa ai lind, te drejten e natyrshme gjinore si paracaktim per secilin qytetar”.

“Ta prekesh riperkufizimin e marteses dhe te pjesernarresve ne te, pra te burrit e te gruas e lindur femer, mendojme se po cenohet vullneti i Zotit si dhe zbulesa e Tij e shenjte”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.

“Bashkesite fetare te Kosoves mbesin te bashkuara dhe me nje ze te vetem para ligjvenesve te Kuvendit te Kosoves, para qeverise dhe institucioneve te tjera, qe te hegin dore prej cdo ndryshimi, prej cdo riperkufizimi, prej ado riinterpretimi te neneve per tatusin e bashkeshorteve ne vendin tone”, theksohet në këtë deklaratë.

SHIKO MË SHUMË

Tollovia në Onkologji, QKUK del me reagim

Radhë të gjata të pacientëve u panë sot në Kliniken e Onkologjisë. Gjatë ditës së...

I riu kosovar vdes tragjikisht në aksident në Gjermani

Një i ri kosovar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në Gjermani, ditën...

Haxhiu: Eliot Engel ngriti zërin për Kosovën kur bota heshtte

Ushtruesja e detyrës së presidentes dhe njëherësh kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu,...