Bashkësia Islame suspendon Irfan Salihun

PUBLIKUAR

Bashkësia Islame e Kosovës, sot ka marrë vendim që të suspendojë nga puna imamin e Prizrenit, hoxhë Irfan Salihu.

Ky reagim i BIK-ut ka ardhur pas deklaratës së hoxhës në lidhje me deklaratat e tij të fundit në një ligjëratë ku ka thënë se “në Kosovë gjatë vitit 1445 kanë qenë vetëm një për qind shqiptarë, kurse turqit i paskan sjellë shqiptarët në Kosovë dhe më pastaj u kanë dhënë toka atyre”.

Lexoni të plotë njoftimin e BIK-ut:

Sot, Myftiu, Naim ef. Tërnava, në bazë të nenit 47.1. mbështetur edhe me nenin 45.1 dhe 45.3 të Kushtetutës së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, nxori këtë Aktvendim me të cilin e suspendon nga puna, Irfan Hasan SALIHUN, imam, hatib dhe mualim në xhaminë “Suzi Qelebiu” në Prizreni

Gjithashtu, ndaj të lartpërmendurit është iniciuar edhe masa për Komision Disiplinor, që pritet të mblidhet sapo lënda të kompletohet.www.gazetaexpress.com

 

SHIKO MË SHUMË

Kurti reagon për vdekjen e Eqrem Kryeziut: Dha kontribut të madh për vendin

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar për vdekjen e ish-kryetarit të Prizrenit, Eqrem...

Tragjedia në Shëngjin, identifikohet 19-vjeçari nga Gjilani që u mbyt në det

Një tragjedi ka ndodhur ditën e hënë në bregdetin e Shëngjinit, ku ka gjetur...

Parafillorët në Prishtinë do të kenë nga shtatori orar katërorësh

Nga 1 shtatori, fëmijët parafillorë në Prishtinë do të kenë orar më të gjatë...