Basha: Sot Tirana do të duhej ta kishte shtatoren e Rugovës

PUBLIKUAR

Në 10-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Rugovës, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se vizioni dhe vendosmëria e tij janë guri i themelit mbi të cilin u ngrit shteti i pavarur i Kosovës.

“Me mirënjohje përkujtojmë sot Presidentin Ibrahim Rugova, liderin vizionar, nismëtarin e lëvizjes madhore për liri, arkitektin e Kosovës së pavarur. Nuk ka lajm më të mirë që mund t’i jepej Kosovës në këtë ditë se miratimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga Parlamenti Evropian, duke e sjell një hap përpara drejt bashkimit me familjen evropiane, një hap më pranë realizimit të ëndrrës dhe vizionit të Presidentit Ibrahim Rugova”, thotë Basha, raporton Top Channel.

Kreu i demokratëve shton: “Në këtë ditë do të doja shumë që Tirana, kryeqendra e kombit të kishte shtatoren tashmë gati të Presidentit Rugova. Vendosja e kësaj vepre mund të vonohet, por askush nuk do t’ia mohojë dot Tiranës përjetësim e mirënjohjes mbarëkombëtare për veprën e pavdekshme të Presidentit Ibrahim Rugova”.

SHIKO MË SHUMË

“Merreni nga një çadër”, organizatori i protestës: Sonte, edhe nën shi – bashkë për UÇK-në

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim” në Prishtinë, Çlirim Haziri, u ka bërë...

Te hënën seanca e Kuvendit

Seanca e kuvendiut të Kosovës do të mbahet të hënën. Pas mbledhjes së kryesisë...

Apeli shqyrton ankesat në rastin e ish-zyrtares së OSBE-së të dënuar për spiunazh

Në Gjykatën e Apelit po shqyrtohen ankesat e Prokurorisë dhe të mbrojtjes lidhur me...