Basha në KiE: Kosova u sulmua shtatorin e kaluar – vota pro saj mundëson paqe në Ballkan

PUBLIKUAR

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës rreth orës 17:30, ka filluar diskutimi lidhur me raportin për anëtarësimin ose jo të Kosovës në këtë organizatë. Shumica e deputetëve që kanë marrë fjalën, e kanë mbështetur anëtarësimin e Kosovës. Në fund, pritet edhe votimi i raportit.

Shqipërinë në diskutime e ka përfaqësuar Lulzim Basha.

Ai ka përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës.

Basha ka thënë se vota ndaj Kosovës në KiE është votë për normalizim, stabilitet e paqe në Ballkan.

“Tani pyetje është a të ju lejojmë qytetarëve të Kosovës t’i gëzojnë këto beneficione apo jo, kjo është pyetja”.

“Në shtator të vitit të kaluar një skenar shumë i ngjashëm me Krimenë e Ukrainës ndodhi në Kosovë. Nuk ishte incident i izoluar. Një sulm i mirë përgatitur për të krijuar ndarjen e territorit të Kosovës. Kjo është pjesë e asaj Botës Serbe”.

“Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE është normalizimi aktiv më i madh i normalizimit për sa i përket paqes dhe stabilitetit në Ballkan”, ka thënë Basha. /Gazeta Express

SHIKO MË SHUMË

Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë

Kuvendi i Kosovës ka kaluar shqyrtimin në parim të projektligjit për Byronë Shtetërore për...

Deputetët e PDK-së lëshojnë seancën plenare

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e kanë lëshuar seancën plenare të Kuvendit...

Kurti ende në seancë, takimi me Hamzën s’ka nisur

Edhe pse u raportua se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurtit, dhe atij...