Basha mbërrin në Prokurori

PUBLIKUAR

Ka mbërritur në Prokurori, ku do të japë dëshminë e tij lidhur me protestën e 8 Janarit, kreu i PD, Lulzim Basha.

Ai do të pyetet për protestën e 8 Janarit si dhe për akuzat se brenda selisë blu ka pasur persona të armatosur dhe me precedent penal.

Po ashtu, Basha do të pyetet nga prokurorët dhe për dhunën me mjete të forta si dhe gazin e hedhur nga ana e personave që ndodheshin së bashku me ta në katin e dytë të ndërtesës së PD gjatë kohës që protestuesit tentuan të futen në seli.

Kujtojme që diten e djeshme, ish-Kryeministri Sali Berisha dëshmoi për me shume se dy orë në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me protestën e 8 janarit, të thirrur prej tij./Opinion.al

SHIKO MË SHUMË

Sot priten protesta në Gjermani, Zvicër e Suedi për ish-krerët e UÇK-së

Protesta në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të mbahen sot...

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...