Basha: Fitore historike, por të qëndrojmë me këmbë në tokë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Moti sot: I vranët dhe me shi

Këtë të premte në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe...

KDI: Ligji i ri i Punës të rikthehet në agjendën legjislative

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikoi sot analizën “Ligji i ri i Punës: në...

Migjen Basha padyshim që ishte lojtari që sundoi në mesfushën kuq e zi dhe i bëri të ndihen inferior yjet francez.

Basha hyri si titullar në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Francës pas dy viteve mungesë, ku pësoi një lëndim të rëndë.

Pas ndeshjes Migjeni foli për Telegrafin rreth fitores së Francës që për të ishte historike si dhe për të ardhmen e Kombëtares.

“Është një fitore historike për ne pasi nuk jemi mësuar me këso fitore ndaj këtyre kundërshtarëve të mëdhenj si Franca. Pa marrë parasysh të gjithash kërkoi që të mbesim me këmbë në tokë sepse ende nuk kemi arritur asgjë. Jemi shumë larg evropianit dhe duhet të mendojmë për dy ndeshjet e ardhshme që janë fondamentale për ne”, deklaroi Basha për Telegrafin.

“Çfarë ndjenje të luash përsëri titullar me Kombëtaren pas dy viteve? Çdo herë që veshi fanellën kuq e zi është ndjenjë e pa përshkueshme për mua. E falënderoj trajnerin De Biasi për këtë mundësi që ma dha për të luajtur përsëri si titullar me Kombëtaren”, vazhdoi tutje Basha i cili thotë se ndeshjet e ardhshme do ta tregojnë realitetin për Shqipërinë.

“Tani për tani jemi duke bërë progres shumë të madh dhe duhet të vazhdojmë kështu. Në çdo ndeshje duhet të marrim eksperiencë edhe më të madhe sepse ka ende disa momente gjatë ndeshjes ku bëjmë gabime të lehta”.

“Ku do ta shohim Shqipërinë në të ardhmen do ta tregojnë më së miri dy ndeshjet e ardhshme që na presin, pasi do të vendoset shumëçka”, tha Basha i cili foli edhe për të ardhmen e tij dhe për zërat që qarkulluan se kinse do transferohet tek skuadra franceze Lille.

“Gjatë çdo afati kalimtar fliten shumë gjëra për mua. Ky lajm për skuadrën franceze nuk është aspak i vërtet dhe nuk e di se kush e nxori atë. Ende nuk e di se ku do ta vazhdoj karrierën pasi momentalisht dua t’i kryej pushimet pas atij lëndimi të rëndë dhe pastaj do ta vendosi se ku do luaj”, tha Basha për Telegrafin pas ndeshjes fantastike që e zhvilloi me Shqipërinë ndaj Francës. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

FFK largon “Ulpiana 1926” nga garat e Ligës së Parë, reagon Drejtoresha DKRS Anila Reçica

Drejtoresha e Kulures Rinisë dhe Sportit në Komunën e Lipjanit Anila Reçica ka reaguar...

Lewa i refuzon milionat arabe për të qëndruar tek Barça

Robert Lewandowski është bërë objektiv i klubeve arabe. Veterani i sulmit madje e ka marrë...

Tërhiqet shorti për çerekfinalet e Ligës së Konferencës, Zhegrova me Lille para një sfide të vështirë

Sot në Nyon të Zvicrës është tërhequr shorti për fazën çerekfinale të Ligës së...