E ardhmja e Neymarit do të dihet shumë shpejtë sipas presidentit të Barcelonës, Josep Maria Bartomeu.
Është spekuluar se Manchester United ka bërë gati një ofertë shumë të lartë dhe për këtë katalunasit kanë filluar të shpejtojnë për rinovim.
“Kam biseduar me babanë e tij para disa ditëve, por ideja është që të afrojmë sa më afër Neymarin. Ne duhet ta paguajmë atë sa e meriton dhe për këtë jemi duke biseduar për një ofertë të re”.
“Unë jam i bindur se në muajt e ardhshëm ne do të arrijmë një marrëveshje me Neymarin. Ai përfaqëson të ardhmen e kësaj skuadre dhe këtë nuk e them vetëm unë”, ka thënë Bartomeu.
Ai ka thënë se Barca kërkon një sulmues dhe mund të vijë si huazim me të drejtë blerje. /Telegrafi/
.


