Bardhi me dedikim për Sarën: Ti je arsyeja pse marr frymë!

PUBLIKUAR

Këngëtari i njohur nga Maqedonia, Bardhi, nisi romancë me Sara Gjordenin gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Albania”.

Pas daljes nga shtëpia e famshme, dyshja kanë vijuar njohjen dhe afrimitetin, duke u bërë të pandarë, raporton Indeksonline.

Bardhi doli nga shtëpia për të qëndruar pranë nënës së tij, e cila kishte probleme shëndetësore, sakaq nuk u bë shumë aktiv në rrjete sociale.

Megjithatë, Sara i mbante ndjekësit të përditësuar lidhur me rutinën e çiftit.

Pasi mori kohën që iu desh, Bardhi iu kërkoi falje ndjekësve.

“Bardhi përsëri me ju. Ju kërkoj falje, por pata nevojë për pak kohë pushim. Faleminderit të gjithëve për gjithë përkrahjen dhe pozitivitetin. Ju dua shumë” shkruajti Bardhi në “Instagram Story”.

Pikën këtij rikthimi ia vuri me një dedikim të veçantë për Sarën në fund.

“E ti Sara Gjordeni, ti je arsyeja pse marr fryme!” shkruajri Bardhi./Indeksonline/

 

SHIKO MË SHUMË

Londrimi po i shijon pushimet, ndan pamje me ndjekësit

Fituesi i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Londrim Mekaj tashmë ka...

E dhimbshme, Butrint Imerit i vdes personi i zemrës

Këngëtari kosovar Butrint Imeri ka ndarë një lajm të dhimbshëm ditën e sotme. Ai tregoi...

Përmallohet Elijona, i uron ditëlindjen motrës së ndjerë

Elijona Binakaj ka bërë një dedikim emocional. Sot do të ishte ditëlindja e 24-të e...