Bardhi: Ekipe mobile për vaksinim do të ketë edhe në nivel vendi

PUBLIKUAR

Sot në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë, ka filluar vaksinimi i qytetareve me vaksinën kundër Covid-19, shkruan Gazeta Express.

Aty sot është vendosur edhe një tendë, ku qytetarët do të kenë mundësinë që të shkojnë dhe të vaksinohen.

koordinatori i Qendrës së vaksinimit në “1 Tetori”, në Prishtinë, Niman Bardhi tha se kjo po bëhet me qëllim që të jenë afër personave që ende nuk e kanë marrë dozën e parë të vaksinës.

“Bazuar në Planin e veprimit të vaksinimit në masë ne kemi paraparë që përmes ekipeve mobile të jemi afër qytetarëve. Për herë të parë është ngrit tenda në sheshin ‘Zahir Pajaziti’. Tenda është vetëm për personat që marrin dozën e parë, e jo për të dytën, ka thënë ai sot para mediave.

Bardhi njoftoi se nga java e ardhshme ekipe mobile të vaksinimit kundër COVID-19, do të ketë në nivel vendi.

“Siç jeni të informuar mbi 600 mijë persona janë vaksinuar me dy dozat, po i afrohemi shifrës 700 mijë. Aktualisht, kemi rreth 200 mijë që e kanë marrë dozën e parë… nëse bëhen kalkulimet ne jemi lider sa i përket vaksinimit. Ndërsa, sa i përket interesimit bazuar në grup-moshat jemi brenda kuotës normale dhe shpresojmë që edhe ata persona që ende nuk e kanë dozën e parë të jemi afër tyre dhe të shfrytëzojnë këtë mundësi”, deklaroi më tutje ai./Express/

SHIKO MË SHUMË

Qytetarët vërshojnë Skenderajn për Sami Lushtakun (VIDEO)

Qytetarë të shumtë janë mbledhur në Skenderaj, njofton Klan Kosova. Aty kryetari i Skenderajt, Sami...

Sami Lushtaku pritet të interivstohet në Policinë e Skenderajt, OVL e UÇK-veteranëve: Nisuni, kërkohet unitet

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka dalë me një thirrje për qytetarët...

Vdes Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe një nga themeluesit e LDK-së

Ka vdekur Alush Gashi, ish-ministri i Shëndetësisë dhe njëherit ndër themeluesit e LDK. Njoftimi...