Bardhekaltrit fitojnë duelin përballë prizrenasve

PUBLIKUAR

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 73:62 (22:17, 22:16, 15:11, 14:18), në kuadër të javës së dhjetë në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë prishtinasit kishin epërsi të lehtë, por pa arritur shkëputjen e madhe, duke e fituar këtë pjesë 22:17. Bardhekaltrit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e ngritur edhe më tutje epërsinë, ku më e larta ishte 11 pikë, 38:27, e më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, derisa pjesa e parë përfundon 44:33.

Kryeqytetasit vazhduan me lojë të mirë edhe në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, duke e ngritur epërsinë edhe më shumë, 51:33. Prizrenasit u munduan të rikthehen, por pa arritur një gjë të tillë dhe rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:44. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, me prishtinasit që menaxhuan epërsinë dhe triumfuan me rezultat 73:62.

Te Sigal Prishtina u dallua Wendell Mitchell me 10 pikë e 13 kërcime, ndërsa te Bashkimi u dalluan Immanuel King me 13 pikë e 10 kërcime dhe Valon Bunjaku me 17 pikë.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe katër humbje, kurse Bashkimi ka pesë fitore dhe pesë humbje.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...