Barcelona është duke planifikuar zgjatjen e kontratës së Ernesto Valverdes, shkruan Mundo Deportivo.
Trajneri spanjoll është në vitin e fundit të kontratë së tij në “Camp Nou”, mirëpo klubi “blaugranas” shpreson që ai të mbetet edhe më gjatë.
Drejtori sportiv, Eric Abidal, pritet t’i fillojë bisedimet me trajnerin në muajin e ardhshëm për të arritur një marrëveshje. /Gazeta Express/


