Barcelona u vonua për Saulin, kishte bërë gati 80 milionë euro

PUBLIKUAR

80 milionë euro – kjo ishte klauzola e Saul para kontratës së re të cilën ishte e gatshme ta paguante Barcelona, por u vonua.

Sipas Jose Ramon de la Morena në “The Transistor” të Onda Cero, Barcelona ishte e gatshme të paguante klauzolën e Saul Niguez, që ishte 80 milionë euro, përcjell Gazeta Express.

Por, katalunasit u vonuan pasi spanjolli rinovoi kontratën menjëherë pas Kampionatit Evropian për U21 klauzola e të cilit shkoi në 150 milionë euro, diçka që Barcelona nuk ishte në gjendje të paguante.

Pasi dështoi për Saul, Barcelona u hodh në sulm për Antoine Griezmann.

Barça vendosi që të paguajë 100 milionë euro për francezin, aq sa kushtonte para rinovimit të kontratës, klauzola e të cilit më pas shkoi në 200 milionë euro.

Pas kësaj katalunasit ofruan deri në 140 milionë euro, por Atletico Madridi nuk dëshironte të dëgjonte ofertën e klubit katalunas.

Messi pëlqen dy lojtarët dhe kishte inistuar që njërin prej tyre ta ketë në “Camp Nou”, por tentimet e Barcelonës ishin të kota, pasi Atletico i konsideron ata shumë të rëndësishëm për rojektin që kanë nisur tash e disa vite. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...