Barcelona ka kompletuar transferimin Franco Bartucci nga Estudiantes
Drejtuesit e skuadrës së Barcelonës kanë bërë një investim për të ardhmen.
Klubi nga Camp Nou ka transferuar sulmuesin 16 vjeçar, Franco Bartucci, raporton e përditshmja sportive katalune, Sport.
Bartucci, i cili luan në pozitën e sulmuesit, ishte pjesë e skuadrës argjentinase nga Estudiantes, përcjell Express. Ai do të udhëtoj drejtë Barcelonës me 2 korrik, derisa me 8 gusht do t’i filloj përgatitjet me Barcelonën.
Bartucci konsiderohet si talenti më i madh që ka Argjentina momentalisht. /Express/



