Barcelona tërheq interesimin për Haalandin

PUBLIKUAR

Duket se Erling Haaland nuk do të transferohet te Barcelona. Përkundër interesit të madh të katalonasve, një transferim i mundshëm nuk pritet të ndodhë.

Sipas AS, Barcelona është ftohur nga interesimi i tyre për sulmuesin norvegjez, transmeton Gazeta Express.

Fokusi i katalonasve tani është te sulmuesi i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, të cilin po kërkojnë ta transferojnë qysh në verë.

Për Haalandin, interesim kanë edhe dy klubet e mëdha, Real Madridi dhe Manchester City.

Por, duket se përparësi tani ka Manchester City, pasi “Los Blancos” po synojnë transferimin e Kylian Mbappes. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...