Barcelona takohet me agjentin e Skriniarit

PUBLIKUAR

Barcelona është takuar me agjentin e qendërmbrojtësit të Interit, Milan Skriniar, për një mundësi të transferimit në muajin janar, sipas Mundo Deportivos.

Kjo nuk është hera e parë që lojtari është lidhur me një largim nga Milano, pasi për të është interesuar edhe Manchester Unitedi gjatë verës, transmeton Gazeta Express.

Barcelona mund të mbetet pa Samuel Umtitin, i cili mund të mungojë më shumë se 6 muaj për shkak të lëndimit, dhe kështu klubi katalonas dëshiron ta transferojë lojtarin qysh në janar.

Sllovaki erdhi në Inter në vitin 2017 nga Sampdoria për 27 milionë euro dhe ka një kontratë deri në vitin 2022. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...