Barcelona synon të bëjë kompromis me Man City për Lionel Messin

PUBLIKUAR

Barcelona është duke tentuar dëshpërimisht ta arrijë një marrëveshje në vlerë 280 milionë euro me Manchester City, për Lionel Messin.

Gjiganti spanjoll beson se Messi e ka ndarë mendjen për t’iu bashkuar Pep Guardiolës në Etihad, prandaj shpreson në një ujdi fitimprurëse me anglezët, sipas Mirror, transmeton Gazeta Express.

Messi e ka një klauzolë lirimi në vlerë 700 milionë euro, e cila nuk mund të paguhet nga asnjë klub, sidomos në tregun e sotëm që është goditur rëndë nga ndikimi i pandemisë koronavirus.

Prandaj, Barça është e gatshme ta pranojë një ofertë para+lojtarë.

Ronald Koeman dëshiron ta rindërtojë skuadrën dhe klubi synon t’ia sigurojë atij të paktën 135 milionë euro nga shitja e kapitenit legjendar.

Trajneri holandez i Barçës shpreson se në marrëveshje do të përfshihen Gabriel Jesus dhe Bernardo Silva, përveç parave.

Ka edhe lojtarë të tjerë të cilët Guardiola është i gatshëm t’i flijojë për Messin – përfshirë John Stones, Nicolas Otamendi, Benjamin Mendy, Joao Cancelo, Oleksandr Zinchenko dhe Angelino. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...