Barcelona synon ta transferoj yllin e Bundesligës pas asnjë cent (Foto)

PUBLIKUAR

Leon Goretzka, mesfushori i Schalkes, kërkohet nga Barcelona

Afati kalimtar i transferimeve do të përfundoj me 31 gusht, pas mesnatës, por Barcelona nuk do të ndalet as pas 1 shtatorit.

Sipas Mundo Depotivos, ekipi katalunas do të vazhdoj punën për transferimin e mesfushori të Schalkes, Leon Goretzka.

Robert Fernández, sekretar teknik i Barcelonës, e ka vëzhguar lojtarin në ndeshjen mes Schalkes dhe Leipzigut dhe ka vendosur që ta transferoj 22 vjeçarin.

Goretzka ka kontratë me klubin nga Bundesliga deri në vitin 2018, derisa Barcelona do të tentoj që lojtarin ta transferoj pa shpenzuar asnjë cent.

Reprezentuesi i Gjermanisë qysh nga janari i vitit 2018 ka të drejtë të nënshkruaj me klubin e ri. Por, konkurrent të Barcelonës për Goretzka është Bayern Munich. /Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...