Barcelona, super ‘mbretëreshë’ e Evropës (Video)

PUBLIKUAR

Barcelona e ka nis sezonin e ri me fitimin e Super Kupës së Evropës, pas triumfit në një ndeshje ku u shënuan tetë gola në kohën e rregullt dhe një në vazhdime.

Kampioni spanjoll ka triumfuar para shikuesve në Tbilisi të Gjeorgjisë kundër Sevillas me rezultat prej 5:4 në vazhdime, pasi që rezultati i ndeshjes në semafor tregonte shifrat 4:4. Golin e triumfit në minutën e 115-të të takimit e shënoi Pedro Rodriguez, ndërsa Lionnel Messi shkëlqeu me dy super gola nga gjuajtja e lirë.

Në fakt, i pari që shënoi ishte mesfushori i Sevillas, Ever Banega në minutën e tretë nga gjuajtja e lirë, transmeton Telegrafi.

Por vetëm katër minuta iu nevojiten Lionnel Messit t’i përgjigjet bashkëkombësit të tij në të njëjtën mënyrë, por nga krahu i djathtë.

Argjentinasi si duket nuk e kishte përfunduar me kaq. Në minutën e 16-të takimit, ‘jashtëtokësori’ realizoi nga pothuajse e njëjta pozitë dhe në të njëjtin kënd golin e dytë personal, përkatësisht të epërsisë së Barcelonës.

Kur pritej të përfundonte pjesa e parë, në skenë doli i riu Rafinha, i cili realizoi golin e fundit të pjesës së parë për rezultatin 3:1 për kampionin spanjoll.

Me të filluar pjesa e dytë, Barca vazhdoi me sulme të njëpasnjëshme, ku edhe erdhi edhe goli i katërt me autor Luis Suarezin, i cili realizoi në minutën e 52-të takimit pasi morri një pasim të saktë nga Rafinha.

Por, nga ky moment lojtarët e Sevillas e morën nën kontroll ndeshjen, ku edhe arritën të realizonin tre gola për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Fillimisht, andaluzianët zvogëluan epërsinë e katalonasve përmes sulmuesi spanjoll, Jose Antonio Reyes, i cili realizoi në minutën e 57-të takimit nga afërsia.

Sevilla ngushtoi rezultatin në një gol në minutën e 71-të përmes Kevin Grameros, i cili shënoi nga pika e bardhë.

Si duket vetëkënaqësia e lojtarëve katalonasve u kushtoi me barazimin e rezultatit në minutën e 81-të takimit nga ana e Sevillas. Ishte mesfushori ukrainas, Yevhen Konoplyanka, ai i cili barazoi gjithçka në këtë takim të çmendur dhe dërgoi ndeshjen në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

Pikërisht në pjesën e dytë të vazhdime, katalonasit realizuan edhe golin e fitores. Ishte sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez, ai i cili shënoi golin e pestë dhe të fundit në këtë ndeshje, ku Barcelona triumfoi me rezultat prej 5:4.

Pas kësaj fitoreje, ky është titulli i parë i Barcës për këtë sezon, përkatësisht i katërti brenda një periudhe kohore prej një viti. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...